SKANDALI/ Zbulimi i rrallë që doli në pah pas shembjes së resortit pa leje të Mihal Kokëdhimës

2019-08-23 1

Gjatë prishjes së Lokalit ?Panorma? të Mihal Kokëdhimës në Vlorë, i konsideruar si një ndërtim i paligjshëm, pranë themeleve të tij zbulohen fragmentet e një monumenti me rëndësi historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë. Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.