Nisin cicmicet per daten e zgjedhjeve ne Shkoder

2019-08-23 1

Letra e Prefektit të Shkodrës, ku informon kreun e shtetin për vakancën e krijuar në bashkinë e këtij qyteti nga dorëheqja e kryetarit të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk ka mberritur ende në zyrën e Presidentit.

Burime zyrtare nga ky institucion i thanë Tv Klan se vetëm pasi ta kenë në duar këtë shkresë, Presidenti Meta do të marrë një vendim për t?i kthyer një përgjigje ose jo.

Gjithesesi, burimet thonë se kreu i shtetit nuk ka asnjë detyrim ligjor t?i kthejë përgjigje letrës informuese të Prefektit Çesk Millja.

Sipas të njëjtave burime, ligjërisht institucioni që duhet t?i drejtohet zyrtarisht Presidentit për ta informuar dhe për t?i kërkuar shpalljen e një date për zgjedhjet në rast të krijimit të një vakance në drejtimin e një bashkie është Këshilli i Ministrave. Ato saktësojnë se ligji që përcakton këtë procedurë është ai për qeverisjen vendore.

E në këtë ligj në Nenin 61 pika 3 e tij, thuhet se për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, Këshilli Bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet Prefektit. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

E në kod përcaktohet se kreu i shtetit duhet të dekretojë një datë të re zgjedhjesh brenda 48 orësh nga dorëheqja apo ndërprerja e mandatit të kryebashkiakut, e mbajtjes e zgjedhjet duhet të kryhen jo më herët se 30 ditë dhe jo më voëe se 45 ditë.

Burimet e Presidencës ripërsërisin qëndrimin e kreut të shtetit kur pyeten nëse do të ketë një dekret për datën e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër. Kreu i shtetit nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe si pasojë nuk do të ketë asnjë dekret tjetër veç atij ku si datë e shpalljes së garës për vendoret e 2019 të jetë 13 Tetori.

Për shkak të këtij qendrimi të Presidentit, pritet të thellohet me tej kriza kushtetuese e politike në vend.

Tv Klan

Free Traffic Exchange