RTV Ora - PD për Agim Kajmakun: Rama po përpiqet të blejë kohë

2019-08-23 0

#rtvora

Partia Demokratike akuzoi kryeminstirin Edi Rama ,se po tenton të falsifikojë dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalimit për kryetarin e bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha sot se njësoj si për Valdrin Pjetri, Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë.

Çlirimi Gjata: "Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsifikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit."

Gjata, tha se strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-agim-kajmakun-rama-po-perpiqet-te-bleje-kohe

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz