Digjet prej dy ditësh mali i Shëngjinit, rrezikohen banesat, zjarrfikësit e pamundur të ndërhyjnë

2019-08-23 0

Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit është shumë kritike. Që nga mbrëmja e djeshme në kë të mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh. Zjarri ka vijuar edhe ditën e sotme dhe ka mbërritur deri në afërsi të portit. Kështu janë rrezikuar varrezat e qytetit por edhe banesat e bizneset që operojnë në zonën pranë malit.

Ndërkohë zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar për të mos lejuar flakët të afrohen më shumë, pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Free Traffic Exchange