Bllokohen 387 ton produkte mishi me Salmonelë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-23 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nje sasi shume e madhe produktesh mishi me prezence salmonele dhe e rrezikshme per shendetin e konsumatorin eshte bllokuar gjate diteve te fundit nga AKU ne doganen e Durresit.Bëhet fjalë për 387 ton ushqime, nga të cilat 234 ton janë kthyer tashmë në vendet e origjines, ndërsa pjesa tjetër është në proces kthimi.Konkretisht jane tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton ?Mish Derri? me origjinë nga Kanadaja, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues.Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton ?Mish Viçi? me origjinë nga Brazili, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërue, çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.Analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike, prezence Salmonella spp, dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton ?Mish derri? me origjinë nga Brazili, është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:51.984 ton ?Mish Derri? me origjinë nga Brazili.27 ton ?Fileto Pule? nga Brazili,.25.999 ton ?Mish Derri? nga Brazili.22.648 ton ?Mish Viçi? nga Brazili.25 ton ?Mish Derri? me origjinë nga Qipro.

Free Traffic Exchange