#rtvora
Plot 387.1 ton mish i importuar nga Brazili, Kanadaja dhe Qipro është ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar. Autoriteti i Kontrollit Ushqimor informoi sot (23 gusht) se nga këto 234.5 ton mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152.6 ton të tjera janë në proces për kthim.
Ndalimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve të ushtruara nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit.
Ngarkesat me produkte importi janë konsideruar të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës.
Janë ndaluar
Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton ?Mish Derri? me origjinë nga Kanadaja "Rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE) informon AKU.
Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton ?Mish Viçi? me origjinë nga Brazili, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën. "Rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum" informon AKU
Janë kthyer në vendet e origjinës katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton ?Mish derri? me origjinë nga Brazili.
Gjashtë ngarkesa, gjithsej, 152.631 ton në total, janë në proces për mbylljen e praktikës dhe për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim. Ngarkesat me mish derri, fileto pule dhe mish vici kishin origjinë Brazilin dhe Qipron.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndalohet-hyrja-ne-shqiperi-e-387-ton-mish-aku-i-pasigurte
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz