I dënuar për grabitje e në kërkim për vrasje në tentativë, kapet i armatosur 23-vjeçari në Tiranë

2019-08-23 0

TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim për një plagosje me armë zjarri të A. B në vitin 2018. I arrestuari është Albert Gjonpalaj, dhe në momentin e arrestimit i është gjetur me pistoletë me vete e cila ishte mbushur me 5 fishekë.

Arrestimi i tij ka ardhur edhe falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët i cili ndodhej në një lokal në rrugën "Teodor Keko". Albert Gjonpalaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Report Tv mëson gjithashtu se Gjonpalaj ishte akuzuar edhe për një grabitje të ndodhur tek hotel Sheratoni, ku u morën 180 mijë dollarë por më pas ishte liruar për mungesë provash.

I arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë? në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Free Traffic Exchange