24 orë nga publikimi i lajmit se dosja e krimit elektoral gjatë zgjedhjeve lokale në 2016 për Dibër, nuk do të hetohet nga krimet e rënda ka reaguar edhe Kryeprokurorja Arta Marku.
Në reagimin e saj Marku shprehet se ky është një vendim personal i Prokurorit Klodian Braho për të cilin ajo s'ka kompetencë ta ndryshojë.Marku shpjegon se më datë 12 korrik prokurori ka vendosur ndryshimin e cilësimit juridik me të cilin ishte regjistruar ky hetim. ?Nga forma e veçantë e bashkëpunimit ?grup i strukturuar kriminal? në ?bashkëpunim të thjeshtë?.
Ndërsa më 15 korrik 2019 me moskomptencë tek krimet e rënda është transferuar në prokurorinë e Dibrës.
Po një javë pasi dosja ka mbërritur në Dibër, prokuroria atje ka kërkuar nga znj.Marku të zgjidh mosmarrëveshjen e moskompetencës pasi sipas prokurorëve të Dibrës nuk i takon atyre ky hetim.