Qeveria rrafshon “lokalin e turpit” ndaj turisteve spanjolle

2019-08-21 3

Pronari i ?Panorma? sulmoi turistët që u ankuan për shërbimin

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shkuan që herët në mëngjesin e së mërkurës në restorantin ?Panorma? në Porto Palermo, lokalin ku nisi sulmi i turpshëm i pronarit të tij ndaj 3 turistëve spanjolle dhe dy shoqëruesve të tyre shqiptarë.

Mihal Kokëdhima u arrestua javën e kaluar, pasi pamjet e dhunës së tij bënë xhiron e botës.

Sipas IKMT, objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të vendit, rezultonte pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në operacion janë përfshirë forca të policisë lokale, por nuk ka pasur rezistence nga familjaret e Mihal Kokëdhimës, i cili ndodhet ne arrest me burg.

Policia e bllokoi lokalin 1 javë më parë, menjëherë pasi turistët e denoncuan dhunën dhe treguan videot e momentit të tmerrshëm.

Mihal Kokëdhima u ngjit në kofanon e makinës së tyre dhe qëndroi aty për 5 kilometër nga Porto Palermo në Qeparo dhe theu me grushte xhamin e përparëm të mjetit, në përpjekje për t?i ndaluar turistët që ishin ngritur nga lokali pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj shërbimit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange