?Projekti s?mund të bllokohet nga 30 zhurmaxhinj?
Blloku i banimit mes Rr. ?Kel Kodheli? dhe ?Skënder Shtylla? në Njësinë 7 në Tiranë ka ndryshuar tërësisht pamje. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 7 rrugë kryesore në një zonë ku dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990, me vila 1-3 kate, por edhe pallate. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se realizimi i këtij investimi është treguesi më i mirë se premtimet nuk janë për fushatë.
?Kemi qenë këtu ditën e parë të fushatës dhe sigurisht, njerëzit gjithmonë thonë: ?Hë se kjo bëhet për fushatë?! Fakti që jemi këtu sot në mes të verës do të thotë që ?Jo? nuk bëhet për fushatë, ishte një punë që duhej bërë dhe më vjen mirë që u bë me cilësi?, tha Veliaj. Teksa siguroi se Njësia 7 do të ketë një bum investimesh këtë mandat, kreu i Bashkisë shtoi se pavarësisht minorancave të zhurmshme, puna do të vijojë për rehabilitimin e lumit të Lanës e të Unazës së Re.
?Jam shumë i kënaqur nga mënyra si është punuar në Njësinë 7. Këtë mandat Njësia 7 do të përjetojë disa ndërhyrje masive, si rehabilitimi i Lanës, patjetër do të bëhet Unaza e Re. Ne nuk mund të lejojmë minoranca të zhurmshme që bllokojnë një mëhallë të tërë për të aksesuar një rrugë që sjell ekonomi, zhvillimin?, u shpreh ai.
Veliaj theksoi se sikurse po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë edhe projekti nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. ?Njerëzit nuk jetojnë vetëm në autostrada dhe vetëm buzë Lanës, njerëzit jetojnë në lagjet e tyre. Do të ecim paralelisht në dy fronte. Pra, me projektin e Unazës së Madhe dhe me projektin e rehabilitimit të Lanës, me Bulevardin, shëtitoren me tre korsi në të dy anët e Lanës, siç po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Por, njëkohësisht do të vazhdojmë edhe me punimet e Unazës së Madhe te Astiri. Kush ka pronë do të marrë lekët, kush s?ka pronë, por ka nevojë për strehim, do të marrë strehim, por projekti më i rëndësishëm i Tiranës nuk mund të bllokohet nga 30 zhurmaxhinj?, nënvizoi ai.
Kryebashkiaku deklaroi se me buxhetin e parë të Bashkisë së Tiranës për këtë mandat të dytë do të nisë vrullshëm edhe projekti i 100 Lagjeve. Ai premtoi se investime të tilla të ngjashme, si rehabilitimi i këtij blloku, do të vijojë në çdo lagje dhe apeloi për mirëmbajtje. ?Do të vazhdojmë pastaj në nivel kapilar. Siç kemi filluar me këtë bllok, do të vazhdojmë me blloqet edhe në lindje edhe në perëndim të Rr. ?Kel Kodheli? dhe ?Skënder Shtylla?. Dua shumë që t?i ftoj qytetarët t?i mirëmbajnë ato?, deklaroi Veliaj.
Investimi i Bashkisë së Tiranës në këtë bllok përfshiu ndërtimin dhe rikonstruksionin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave bardha, vendosjen e ndriçimit rrugor LED si dhe linjat e tjera rezervë nën tokë. Gjithashtu, falë edhe bashkëpunimit me banorët e zonës të cilët liruan hapësirë nga oborret e tyre, është bërë ...