Report TV -Bllokohen 550 tonë karburant në Ballsh, ministrja Balluku: Jashtë standardeve

2019-08-21 0

FIER - 550 ton karburant në rafinerinë e naftës në Ballsh të Fierit, u bllokua dhe nuk do të hidhet në treg, pasi rezultoi të mos plotësonte standardet e cilësisë.

Përmes një laboratori të lëvizshëm, i cili i kryen analizat në mostrat e karburantit në 30 minuta deri në 1 orë, Inspektoriati Shtetëtor Teknik Industrial zbuloi se karburanti ishte jashtë të gjitha parametrave për tregtim. Rezervuari është bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm. Më tej do të bëhet sërish rikontroll, dhe vetëm me përmirësimin e cilësisë do të mund të hidhet në treg.

"Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial në vijim të detyrës inspektuese për kontrollin e cilësisë dhe standardeve për respektimin e kërkesave ligjore në vijim të kërkesës për certifikimin e produktit 550 ton në depozitën G46 pas analizimit ka rezultuar me shmangie të treguesve cilësorë dhe nuk respekton kërkesat SSHEN590. Në treguesit numri i cetanit 45.9 nga 51 që është minimum i standardit. Indeksi i cetanit në 45.5 nga 46 që është edhe minimumi i standardit. Në këto kushte ISHTI ka vijuar me bllokimin e rezervuarve. Në këto kushte produkti nuk mund të hidhet në treg, por do të vazhdojë për ripërpunim të mëtejshëm. Kur të arrihen kushtet do ët hidhet në treg", sqaroi një nga inspektorët.