Prokuroria për Krime të Rënda ka hequr dorë nga dosja 184, duke shpallur mos kompetencë. Nga Korriku dosja i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës me vendim të Prokurorit Klodian Braho.
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta, raporton se krimet Krimet e Rënda japin arsyetimin se nuk kanë kompetencë për të hetuar krimet zgjedhore dhe për pasojë dosja i është kaluar Prokurorisë së rrethit Dibër që kanë edhe kompentencën për të hetuar.
Dosja 184 është një nga dosjet më të komentuar në vend, ku shpesh herë është përdorur nga Partia Demokratike për të sulmuar qeverinë. Së fundmi përgjimet e kësaj dosje edhe pse janë ende nën hetim, janë publikuar edhe në mediat gjermane ku u bë publik disketat me dhjetëra përgjime telefonike, ku ishin të përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministri I vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Durrës Vangjush Dako, disa deputetë të Shijakut dhe kryebashkiaku i Shijakut, Ymer Lala i Peshkopisë, Astrit Avdyli,Xhemal Qefalia dhe shumë zyrtarë të tjerë në nivel drejtorish.