Regjisori Gjergj Xhuvani përcillet për në banesën e fundit! I jepet leje nga burgu edhe të birit

2019-08-20 5

TIRANË- U përcoll sot në banesën e fundit me një ceremoni të heshtur familjare Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të shquar. Regjisori shqiptar ndërroi jetë në Romë, 6 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Ishte duke përfunduar filmin e tij më të fundit ?Liqeni?, tashmë në proces montazhi.

Trupi i pajetë i Xhuvanit, u kthye sot në orët e para të ditës në atdhe. Ndërsa familja, miqtë e kolegët zgjodhën heshtjen e thellë në këtë ditë homazhesh. Në ceremoni mori pjesë me leje të posaçme edhe i biri Kostandin Xhuvani që po vuan 35 vite burg për vrasje.

Helidon Fino personazhi i filmit ?Lindje Perëndim Lindje?, i ligështuar nga dhimbja, nuk arriti dot të fliste asnjë fjalë para kamerave. Dritan Huqi, bashkëpunëtor dhe producent i filmit ndërsa ka sjell trupin e regjisorit në atdhe, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka premtuar mikut të tij se: ?Liqeni im? drejt festivaleve dhe publikut! ....për të çuar deri në fund tanimë filmin-testament, xhiruar buzë liqenit, atje ku bashkohen tri kufinj? Sepse vepra e Gjergj Xhuvanit i bashkon njerëzit.