http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nisin kontrollet në karburante në të gjithë qarkun e Korçës.Objekt i kontrolleve që kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, rajoni 4 dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor, sektori i Monitorimit Territorial, është regjimi automatik në aparatet shpërndarëse të hidrokarbureve.Në qarkun e Korçës do të kontrollohen mbi 80 subjekte, në të cilat sipas ligjit kuponi tatimor duhet të dalë në mënyrë automatike pas çdo furnizimi me karburant:Në dy ditët e para të aksionit të shtrirë në të gjithë qarkun e Korçës nuk janë evidentuar subjekte me shkelje.Sipas metrologut Skënderaj nëse do të hasen shkelje në regjimin automatik të aparateve shpërndarëse të hidrokarbureve do të zbatohen masat administrative sipas ligjit në fuqi të cilat shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit:Aksioni i nisur një ditë më parë do të vijojë deri në përfundimin e sigurimit të regjimit automatik në të gjitha karburantet e qarkut të Korçës.