#rtvora
Bastioni i fundit i demokratëve tashmë zyrtarisht ka 51 këshilltarë të ri bashkiak të zgjedhur nga votimet e 30 qershorit.
Pas kostituimit, të majtët zgjodhën Brisela Kadiun kryetare të Këshillit me 48 vota si dhe 3 nënkryetarë Terez Brixha, Arvit Tosja dhe Suada Selimi.
Para konstituimit RTV ORA mësoi nga burimet se emri i zonjës Kadiu ishte një porosi e ardhur direkt nga zyra e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas këtyre burimeve ka kërcënuar me largim nga PS ata që do nuk do ta votojnë.
Pas tërheqjes së socialistit Valdrin Pjetrit, në zyrën e Bashkisë vijon të qëndrojë Voltana Ademi, të cilës i mbaron mandati ditën e martë.
Kryetarja e re e Këshillit pas marrjes së detyrës ka deklaruar se do të informojë institucionet për vakancën.
Por për këtë çështje ekspertët nahen në dy qëndrime. Neni 160 pika 1 shkronja a i Kodit Zgjedhor sqaron se KQZ me kërkesë të subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një apo më shumë qendra votimi, në rast se kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor.
Ndërsa neni 161 pika 6 përcakton se vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/socialistet-me-syte-nga-kodi-zgjedhor-i-cili-nxjerr-jashte-loje-presidentin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz