Akciza, zbulohen 1.2 milione Euro detyrime

2019-08-19 0

Fushata anti-informalitet ka dhënë efektet e para në buxhet, pasi vetëm të ardhurat për muajin Korrik nga produktet e akcizës janë rritur në 17,8% në raport me Korrikun e vitit të kaluar. Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Financave dhe kreu i doganave.
Arlind Gjokuta, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave: Në total, për rastet e evidentuara me shkelje, detyrimet e munguara kanë qenë rreth 50 mln lekë, kurse penalitetet e vendosura janë afërsisht 98 milionë lekë. Totali i detyrimeve që duhet të paguajnë subjektet e evidentuara me shkelje është 148 mln lekë, ose rreth 1.2 mln euro.
Ministrja Denaj tha se penalitetet shkojnë deri në 5-fish të detyrimeve të munguara. Sipas saj, faza e dytë e operacionit parashikon forcim të kontrolleve.
Në fazën e dytë të zbatimit të Planit Operacional, verifikimet nga ana e Administratës Doganore do të kryhen për një periudhë trevjeçare, e jo vetëm që nga fillimi i vitit 2018, siç po ndodh aktualisht.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, u ndal tek kontrollet e kryera.
Në fokus të kontrolleve gjatë Gushtit do të jenë edhe produktet e alkoolit dhe duhanit, ndërsa në Shtator do të bëhet edhe kontrolli i lëndës së parë që përdoret për prodhimin e alkoolit.

Free Traffic Exchange