http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tabelat dhe emërtimet ne përmendoret e disa figurave historike në Shkup janë dëmtuar nga qytetarët pasi saktësonin që i përkisnin trashëgimisë greke.Mes veprave te dëmtuara janë monumenti i Aleksandrit të Madh, i Olimpias dhe i Filipit të Dytë.Emërtimet u ndryshuan me vendim qeverie në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës të firmosur me Greqinë qershorin e kaluar.Përveçse i dha fund konfliktit tridhjetëvjeçar mes dy fqinjëve, pakti i Prespës parashikon që dy shtetet të mos përvetësojnë publikisht simbolet, kulturën apo figurat historike të njëri-tjetrit.Sulmet mendohet se u nxitën nga mbishkrimet e tabelave që cilësonin se personazhet e ekspozuara në Shkup nuk ishin maqedonas, por grekë të vjetër.Përkatësisht në rastin e heroit Aleksandri i Madh, shkruhej se ai "i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore botërore."Gjithashtu po vijon puna për zëvendësimin e simbolit të ?Diellit të Verginës? i cili është stampuar në puseta dhe sheshet e qyteteve e objekte të tjera në disa komuna.Në qytetin e Manastirit një qytetar ka spërkatur me ngjyrë ari mbi 100 puseta.