http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përplasjet tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së veriut vijojnë të përshkallëzohen ndërsa të dy vendet po vendosin tarifa ndaj njëri tjetrit. Prishtina zyrtare ndaloi importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia e veriut në kundërpërgjigje të masave të mëhershme të Shkupit për produktet e peshkut.Ministri i bujqësisë në Maqedoninë e veriut, Traian Dimkovski ka deklaruar se ndalesa nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontrollin e duhur të peshqve të vegjël të destinuar për shumim.Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, paralajmërojnë se kjo masë do të shkaktojë një goditje të madhe për biznesin. Ministri i Kosovës për Tregtinë dhe Industrinë, Endrit Shala tha se vendimi është diskutuar edhe me sekretariatin e CEFTA-s, që garanton marrëveshjen për tregti të lirë në rajon.Më herët shoqatat e prodhuesve në Kosovë kanë pohuar se edhe autoritetet shqiptare po i pengojnë bizneset nga Kosova që të konkurrojnë ndershmërisht.