TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për dy viktimat që humbën jetën nga shembja e skelës. 48 orë, sepse, siç shkruan ai, ka zgjedhur të respektojë dhimbjen e familjarëve që kanë humbur jetën.
Në përgjigje të gjithë akuzave të mbërritura nga ana e opozitës, që lidhen edhe me faktin se ngjarja ka ndodhur në pallatin ku ai jeton, Braçe ka sqaruar, se përgjatë një harku kohor prej 16 muajsh, në kompaninë "Syla" janë kryer vetëm 7 kontrolle dhe ndonëse është gjetur me shkelje apo detyra të pa kryera, nuk është marrë asnjë masë, gjë e cila është konfirmuar edhe për Report Tv nga inspektori Armand Loga. Për më tepër, në muajin e fundit, ku dhe kanë nisur punimet, nuk është bërë asnjë kontroll në kantierin e punimit, çka ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë kompaninë "Syla" dhe "Xhimi", por edhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës, për neglizhencë.
Në këto kushte, numri dy i qeverisë kërkon hetim deri në fund për këtë ngjarje të rëndë, teksa ka theksuar që të pestë punonjësit kanë qenë të siguruar në shtet. Sa i përket akuzave se ka qenë ai që ka përzgjedhur dy firmat, për rikonstruksionin e pallatit të tij, ai ka sqaruar opinionin publik se ?nuk ka pallat e vilë dhe si zëvendëskryeministër, nuk i ka kërkuar favor të paligjshëm kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.