http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u janë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, M.P., 35 vjeç dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.