Investohet në Kombinat, Veliaj: Do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera

2019-08-18 1

Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës që lidh qendrën e Tiranës me Kombinatin, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Është vendosur infrastrukturë dhe sinjalistikë për të gjithë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Pasi inspektoi punimet e kryera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se: ?Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës?.

Investimi do të vazhdojë. ?Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është ?Misto Mame?, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është ?Musine Kokalari?, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë?, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Sipas kryebashkiakut Veliaj, shumë shpejt do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve, ku projekti për rregullimin e pusetave për ujërat e zeza do të ndodhë shumë shpejt, shumë e rëndësishme për higjienën e kryeqytetit.

Free Traffic Exchange