#rtvora
Fermerët në Lushnje ngrejnë shqetësimin e mungesës së tregut dhe mbështetjes së qeverisë. Prodhimet bujqësore po i shesin nën kosto, ndërsa thonë se rrezikojnë falimentin.
Të ardhurat e emigrimit Mihal Qorri i ka investuar në këto fusha të Myzeqesë.
Kultivon perime, por shprehet se mungesa e tregut dhe çmimet e ulta po e çojnë drejt falimentit.
"Kam mbjell patëllxhëne, po e shes me arka. Nuk ka çmim. Sa për ta hedhur në kanal, më mirë e japim të hanë njerëzia pa lek".
Fermeri shprehet se ndër vite nuk ka përfituar asnjë ndihmë nga shteti, ndaj në këto kushte e vetmja rrugë për të është rikthimi në Greqi.
"Do ta lë këtë punë dhe do të kthehem edhe njëherë në Greqi."
Të njëjtin zhgënjim ka marrë edhe fermeri Vangjel Gjermeni nga Krutja e Lushnjes.
"Mollët e para që kam hequr i kam shitur me 250 lekë. Nuk këtë çmim nuk ke leverdi sepse kjo do 6-7 spërkatje, po plehrat, ujitjen".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investojne-por-nuk-kane-fitim-fermeret-drejt-falimentit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz