Rehabilitohet qendra shendetsore e Voskopojes. Manastirliu: Standard i ri shërbimi

2019-08-17 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Prefekti dhe deputetët e Korçës inspektuan qendrën e re në Voskopojë, e cila i shërben 2200 banorëve të kësaj zone por edhe turistëve të shumtë.

?Po ndërhyjmë me investime rrënjësore me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në gjithë vendit, ku zonat turistike janë pjesë e këtij programi. Qendra shëndetësore e Voskopojës është transformuar për të ofruar shërbim cilësor banorëve të kësaj zone por edhe shumë turistëve që e frekuentojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore në vend, njofton zyra e shtypit.

?80 qendrat e para përfunduan, tani ka nisur puna për 100 qendra të tjera shëndetësore që do të rehabilitohen këtë vit?, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Voskopojës ofron shërbim 7 ditë të javës, duke i shërbyer banorëve dhe turistëve gjatë gjithë vitit. Voskopoja ka sot një qendër model të kujdesit parësor, investim i qeverise shqiptare me vlerë 2.9 milion lek. E rehabilituar me standarde bashkekohore, kjo qendër i shërben rreth 2200 banorëve të kësaj zone.