TIRANE - Restoranti "Panorma", në pronësi të kushëririt të Koço Kokëdhimës, që u bë deputet në vitin 2013 (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Por pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi.
***
Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, kushëriri i parë i ish-deputetit Koço Kokëdhima, (djalë xhaxhai) është arrestuar nga policia dy ditë më parë, për një ngjarje të paprecedentë me disa turistë spanjollë të cilët i sulmoi vetëm pasi ata nuk pritën porosinë që nuk u erdhi kurrë dhe u larguan të irrituar nga shërbimi në restoranti që ata kishin zgjedhur të drekonin në Porto Palermo të Himarës. Pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima, i sulmoi ata, dhe i ndoqi duke ju hedhur mbi furgon, dhe në një rrugë 3 km qëndroi mbi kofanon e automjetit duke goditur me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu duke u gjakosur edhe vet.