#rtvora
Dy drejtuesit teknikë të punimeve u arrestuan ndërsa është shpallur në kërkim administratori i skela "Syla", një ditë pas tragjedisë së ndodhur në rrugën "Faik Konica" në Tiranë (16 gusht 2019)
Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën, ndërsa Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç u plagosën nga shembja e skeles metalike.
Si ndodhi?
Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit Nr 2. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma "Xhimi" me administrator, njëkohësisht,drejtues teknik punimesh, Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Nderkohe firma skela ?Syla? me administrator Petrit Sylen (në kërkim) dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin Ilir Bendo ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.
"Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela ?Syla?. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Genti Bardhi punëtor ndërtimi i firmës ?Xhimi?, Altin Marku dhe Euglidios Lika, punëtor i firmës skela ?Syla?, informon policia e shtetit. Foto nga vendngjarja
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-dy-te-arrestuar-rrezimin-e-skeles-ku-humben-jeten-2-punetore-3-u-plagosen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz