http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kopshti botanik dhe ai zoologjik së shpejti do të transformohen nga bashkia e Tiranës.Projekti ka nisur me rikonstruksionin e plotë të rrugës ? Haxhi Brari? nga Selita e Vjeter deri në kryqëzimin e rrugës së Kroit.Në inspektimin e përfundimit të punimeve Erion Veliaj u shpreh se nga ky investim përfitojne dy zona shumë të rëndësishme të Tiranës.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE, TIRANE?Është gjithmonë një lajm i mirë sa herë bashkojmë dy komunitete. Njerëzit janë me pushime, por jam i lumtur që kolegët e bashkisë kanë përfunduar në afat dhe kemi marrë në dorëzim një rrugë të re, e cila do të jetë një ndër rrugët që jo vetëm do të ndihmojë komunitetin, si të Tiranës qytet, pra të gjithë ndërtimeve të reja në zonën e Kopshtit Zoologjik e Botanik, po ashtu edhe do e lidhë me Tiranën rurale, ku shumë prej banorëve që kanë shtëpitë e tyre të vjetra, apo janë familje të vjetra si vetë familja Brari, emrin e të cilëve mban edhe kjo rrugë?Kryebashkiaku Veliaj teksa kërkoi mirëmbajtjen e investimeve, dha lajmin e mirë e regjistrimit të 11 mijë banorëv të lagjes 13.?Një nga lajmet më të mira për këtë njësi është fakti se falë fushatës sonë për t?u regjistruar atje ku banon, 11 mijë qytetarë janë regjistruar në njësinë e re 13. Kjo do të thotë që tani mund t?u përgjigjemi për investime të kësaj natyre. Tani që 11 mijë qytetarë janë regjistruar, dua të ftoj dhe të tjerët, sa më shumë qytetarë të regjistrohen aty ku banojnë, aq më shumë me buxhetin e ri të bashkisë mund të justifikojmë investime dhe financa për numër popullsie sipas secilës zonë?,Ndërkohë Veliaj premtoi se do të bëjë një marrëveshje me Fakultetin e Shkencave të Natryres për parkun e botanikës, me qëllim lehtësimin e praktikave mësimore.