http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vatra të shumta zjarri jane shfaqur ditët e fundit në bashkitë Kolonjë, Korcë e Maliq në qarkun e Korcës.Vetem ne fshatrat Boshanj, Psar, Selenicë e Pishës dhe Lubonjë jane shkrumbuar me shume se 20 Ha me pisha dhe dushk.Siperfaqe të mëdha me shkurre dhe barishte janë djegur ne afersi te qytetit te Korces duke rrezikuar edhe banesat por edhe ne disa fshatra te bashkise se Maliqit dhe ne asnje rast policia nuk ka arritur te gjeje autoret.Sipas nenkryetarit të bashkisë Korcë,  Thanas Tona, ne te gjitha rastet zjarret kane qene te qellimshme.Edhe vitin e kaluar zjarret kane qene te shumta ne te gjithe juglindjen e vendit dhe ashtu si kete vit policia por asnje rast nuk ka pasur as te ndaluar e as te dyshuar edhe ne rrethana kur sherbimi zjarrfikes edhe nje vit me parë e ka ngritur zërin duke thënë se zjarret kanë qënë të qëllimshme në pyje e kullota.