Banorët e një prej lagjeve më të vjetra në zonën e Selitës së vjetër nuk do të duhet të shqetësohen më për baltën apo pluhurin, pasi nga sot kanë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar në kohë rekord rrugën e re, e cila fillon nga kryqëzimi i rrugës ?Selita e Vjetër? deri në kryqëzimin e rrugës së ?Kroit? (pranë Xhamisë Farkë).
Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re jo vetëm do të ndihmojë komunitetin e zonës, por lidh njëkohësisht edhe dy zona të rëndësishme të qytetit. ?Është gjithmonë një lajm i mirë sa herë bashkojmë dy komunitete. Njerëzit janë me pushime, por jam i lumtur që kolegët e bashkisë kanë përfunduar në afat dhe kemi marrë në dorëzim një rrugë të re, e cila do të jetë një ndër rrugët që jo vetëm do të ndihmojë komunitetin, si të Tiranës qytet, pra të gjithë ndërtimeve të reja në zonën e Kopshtit Zoologjik e Botanik, po ashtu edhe do e lidhë me Tiranën rurale, ku shumë prej banorëve që kanë shtëpitë e tyre të vjetra, apo janë familje të vjetra si vetë familja Brari, emrin e të cilëve mban edhe kjo rrugë?, tha ai.
Veliaj kërkoi prej banorëve që të mirëmbajnë investimet, në mënyrë që puna të vijojë edhe në një zonë tjetër. Teksa dha lajmin e mirë të regjistrimit të 11 mijë banorëve në lagjen e re Nr.13, ai ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë, në mënyrë që Bashkia të buxhetojë fondin e nevojshëm për investime.