Basha marrëveshje: "Do dëmshpërblejmë shtëpitë te Astiri" - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-17 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të nënshkruajë kontrata të cilat do të hyjnë në fuqi kur partia e tij të vijë në pushtet.Të premten lideri i opozitës firmosi një tjetër marrëveshje, këtë herë me banorët e zonës së Unazës së Re.Sipas kryedemokratit Basha përmes kësaj marrëveshjeje do të garantohet që banorët të dëmshpërblehen për banesat e tyre sipas vlerës së tregut.LULZIM BASHAKRYETAR  I  PDPara nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare të Shqipërisë së gjithë Evropa ta nisim me nënshkrimin e kontratës me banorët e Unazës së Re. Jo fjalë në erë për të vënë në vend drejtësi dhe për të vendosur padrejtësinë, para ligjit që në momentin e parë kur shqiptarët do të na besojnë drejtimin e vendit. Unaza e re jo vetëm nuk u përkul nuk u tremb por qëndroi fort dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin.Kontrata e lidhur parashikon që brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike do të vijë në pushtet do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit e lumit të Lanës.Një tjetër pikë e kontratës ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re. Afati që vendos PD është legalizim është 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet.Ndërsa pika e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re.