#rtvora
Tkurrjes së lartë të numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, tashmë i është bashkuar edhe ulja e lindshmërive.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, në tre muajt e fundit ka një rënie prej 5.7% të të lindurve. Në Korçë është shënuar shtesa më e ulët natyrore, teksa qytetarët shpjegojnë se pamundësia ekonomike ka sjellë këtë situatë.
Qytetarët: "Është normale që papunësia, ekonomia e njerëzve dhe nuk mund të lindin fëmijë, se kanë mundësinë të rrisin fëmijë të tjerë."
"Të rinjtë nuk para martohen sepse nuk kanë mundësi. Të mbash familjen duhet të kesh punë, ke detyrime."
"Me këtë që po bën qeveria apo qeveritë, kanë frikë njerëzit të bëjnë fëmijë."
Kryeqyteti vazhdon të ruajë një trend pozitiv të shtesës natyroreme 2157 fëmijë të lindur. Për ekspertët, ky fenomen lidhet me pasigurinë financiare kryesisht te çiftet e reja, por pa përjashtuar dhe faktorët social apo politik.
Lenida Halilaj: Është aspekti ekonomik. Pasiguria që individët kanë përsa i përket punës që bëjnë, të ardhurave që do kenë. Nëse një cift do ketë të ardhura të sigurta për një kohë, mund të ndihet i sigurt për të krijuar familje dhe për ti dhënë jetë fëmijëve.
Tendenca për ulje të lindshmërisë vihet re në të gjithë botën që prej 5 vitesh, ndërsa në Ballkan, ekspertët theksojnë se fenomeni vjen si pasojë e problemeve politiko-ekonomike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bien-lindjet-psikologia-pamundesia-ekonomike-pasiguria-ne-pune-ndikuesit-kryesor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz