Report TV - Guri prehistorik i zbuluar në Fan të Mirditës strehohet në Muzeun Kombëtar

2019-08-16 2

TIRANE - Pas negociatave të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me banorët që kundërshtonin lëvizjen, ka mbërritur më në fund në Muzeun Historik Kombëtar guri prehistorik i zbuluar disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës. Menjëherë pas mbërritjes në këtë institucion guri është regjistruar në pronësi të Muzeut Kombëtar, ndërsa arkeologët shprehen se do të nisin më pas punën me konservimin dhe studimin e këtij zbulimi prehistorik.

?Zbulimi i këtij guri paraqet një rast të veçantë, sepse të gjitha rastet e tjera të ngjashme të artit shkëmbor të zbuluara në Shqipëri janë të pamundura për të lëvizur dhe për rrjedhojë publiku ka shumë vështirësi për t?i parë. Kështu që ky është rasti i parë që kemi mundësi për ta sjellë pranë publikut shqiptar, por edhe të huaj. Për më tepër, në këtë lloj mënyre arrijmë ta mbrojmë nga ekspozimi ndaj rreziqeve, derisa të merret një vendim final sesi do të ekspozohet apo çfarë do të bëhet në të ardhmen?, tha arkeologu i njohur Rudens Ruka për Report TV.

Të drejtuar nga Agron Islami, specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, një grup përfaqësuesish të Ministrisë së Kulturës kanë lidhur edhe një kontratë dakordësie me banorët e zonës së Fanit, ku u gjet guri prehistorik. Në fillim ata e kanë kundërshtuar lëvizjen duke e konsideruar si pasuri arkeologjike të zonës. Në lidhje me këtë akt në një lidhje telefonike për Report Tv, Frrok Bardhi, banor i zonës, ku u bë gjetja e veçantë është shprehur se edhe pse me një breng të madhe, banorët kanë rënë dakord që guri të zhvendoset në Tiranë.

Free Traffic Exchange