RTV Ora - Shengjin, lirohen dhe 2800 m2 plazh i zaptuar

2019-08-16 0

#rtvora

Policia e Shtetit vijoni aksionin e koduar "Plazhi i lirë" duke liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike të plazhit.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale " Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Ata akuzohen se kryenin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.

Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për Arben Ndoin me detyrë ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

Aksioni u inspektua dhe nga zv/ ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Elton Haxhi i cili tha se një pjesë e konsiderueshme e tatim paguesve të mëdhenj kanë rezultuar me shkelje të legjislacionit

"Shumica e tatimpaguesve të mëdhenj që janë inspektuar kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit" u shpreh Haxhi.

Në inspektim ishte edhe drejtori i Hetimit tatimor të rajonit verior, Agim Shimaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shengjin-lirohen-dhe-2800-m2-plazh-i-zaptuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz