RTV Ora - Rama kërkon ndryshim të ligjit të dekriminalizimit

2019-08-16 0

#rtvora

Kryesocialisti Edi Rama është akuzuar nga opozita se e promovoi Pjetrin si një nga figurat më të rëndësishmë që do t?i rikthenin vëmendjen e duhur Shkodres, por në këtë situate kur dënimi në Itali është zbuluar Rama ngre duart duke i kujtuar që përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.

"Valdrin Pjetri nuk është kriminel. Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme. Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s?mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar"

Propozimi i Lulzim Bashës për të kaluar në vetting të gjithë kandidatët dhe deputetetë e PD, pritet që të ndiqet edhe nga Edi Rama, por duke i shtuar edhe sanksione penale. Kryeministri e shikon të pamjaftueshëm ligjin për dekrimanilizimin, pasi kufizohet nga afatet.

"Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë. Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-kerkon-ndryshim-te-ligjit-te-dekriminalizimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz