Report TV - Bizneset e vogla e të mesme gjallërojnë kreditimin bankar

2019-08-16 0

Kredia për biznese është rritur në tremujorin e dytë 2019, duke konfirmuar tendencën e shfaqur në fund të vitit 2018. Në ndryshim nga tremujori i parë, ky përmirësim ka ardhur nga kreditimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, njoftoi dje Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, edhe kredia për individë ka ruajtur norma të ngjashme rritjeje me një tremujor më pare.

Biznesi

Kredia për biznese prej vitesh ka dominuar portofolin e kredisë bankare, duke pasqyruar strukturën e financimit të ekonomisë shqiptare me bazë sektorin bankar. Në fillimet e dekadës, kredia për biznese përfaqësonte rreth 61% të kredisë për sektorin privat, raport i cili është rritur në 66% aktualisht. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ky portofol kulmoi në vitin 2012 në 27.2%, por në vitet më pas ka qenë përgjithësisht në një tendencë rënëse, e ndikuar nga ritmet e rritjes më të ulëta të aktivitetit kreditues për këtë segment krahasuar me rritjen ekonomike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2% (6.2% në mars ?19).

Përmirësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për bizneset është mbështetur më së shumti nga kredia për biznesin e vogël dhe të mesëm (NVM), e cila u rrit me rreth 4.5 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë. Në terma vjetorë, ritmet e rritjes së kredisë për NVM-të janë përshpejtuar në mesatarisht 9%, ose 4 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. Brenda kësaj kategorie, zhvillimet pozitive janë vërejtur veçanërisht në kredinë për bizneset e vogla. Ritmet e rritjes së kredisë për korporatat janë ngadalësuar në 5.3%, krahasuar me 6.2% në tremujorin e pare.

Free Traffic Exchange