#rtvora
Për sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri erdhi si pasojë e presionit pas denoncimeve të Partisë Demokratike.
Në një lidhje për RTV Ora, Gjata tha se Pjetri me dorëheqjen e tij nuk bëri asgjë tjetër përveçse provoi vërtetësinë e akuzave të selisë blu, pra se ai ka qenë i dënuar në shtetin fqinj, Italinë, për trafik droge.
Gjata: Është e disata herë që kryeministri vendos kriminelë në poste politike.Kjo duhet të marrë fund.Menduam që me dekriminalizimin do të merrte fund, por Rama nuk ndalet.Ishte presioni i PD-së, normal që do të vinte në këtë pikë, Pjetri pati shumë shpresë te Rama dhe shpura e tij por nuk mund të hyjë minarja në thes. Derisa ai dha dorëheqjen janë të vërteta ato që dolën.Problemi është se pse gjithmonë i gjen opozita dhe asnjëherë mazhoranca. Sepse vetë qeveria është kreu i krimit të organizuar në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fati-i-shkodres-pas-doreheqjes-se-pjetrit-gjata-voltana-ademi-kryebashkiake-deri-ne-zgjedhjet-e-reja
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz