#rtvora
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës që të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës se përse vendosi Valdrin Pjetrin në krye të kësaj bashkie.
Për kreun e opozitës skema e kryeministrit për ta trajtuar rastin e Pjetrit si një rast individual është vetëm një mënyrë për t'i shpëtuar lidhjes së tij me krimin.
Basha: Tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të laj duart. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë se kush ishte ai. Me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit që kalon përmes Shkodrës.
Rasti i Vladrin Pjetrit nuk është i shkëputur pasi sipas selisë blu, në listën e PS-së janë edhe 17 emra të tjerë të lidhur me krimin. Në publikimin e emrave Basha nuk harroi të përmendte edhe vëllain e kryeministrit Olsi Rama.
Basha: Një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale. E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi Rama, sepse kështu mbrojti të vëllanë e tij, Olsi Ramën, të përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/valdrin-pjetri-ne-shkoder-basha-e-coi-rama-te-garantonte-trafikun-e-droges
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz