Kur kanë mbetur edhe më pak se një javë për tu mbajtur seanca e thirrur për shpërndarjen e parlamentit kanë nisur edhe negociatat si dhe deklaratat e ndryshme për koalicione të mundshme parazgjedhore ndërmjet partive politike.
Partia Demokratike e Kosovës sipas nënkryetarit të saj Envej Hoxhaj programin e saj nuk do ta përziej me askënd. Ai thotë se është e pamundur të ketë koalicion parazgjedhor me partitë e mëdha.
Deputeti nga radhët e LDK-së tha se do të ishte mirë që secila parti të garojë e vetme në zgjedhje që të shihet forca politike e secilit subjekt.
Sipas tij nëse partitë tjera vendosin të shkojnë në garë me koalicione, atëherë kjo parti nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në.
Arben Gashi ?LDK: Të shkojmë vetë në zgjedhje, të shohim se cila parti ka forcë më të madhe, duke mos ditur forcën e secilës nuk mund ta dimë impaktin politik, nëse do kemi koalicion mes partive normalisht edhe ne jemi për koalicion opozitar.
Derisa AAK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd por më e përafërt është me Nismën Social Demokrate dhe PSD-në.
Ahmet Isufi- Nënkryetar i AAK-së: Kur përmendet koalicionet e mundshme nuk duhet të përmendet sepse po i shohim lëvizjet e fundit që po ndodhin. Marrëdhëniet tona janë mundësi me NISMA-n që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë.