Pjerin Ndreu merr detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-14 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pjerin Ndreu ka marre këtë të mërkurë zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë se Lezhës. Ceremoninë e betimit e kane ndjekur nga afër edhe kryeparlamentari i Maqedonisë se Veriut Telat Xhaferi, ministri i brendshëm Sander Lleshaj si dhe deputete socialistë. Ne rrugën drejt zyrës nuk pati asnjë pengese. Ne fjalimin e tij te pare si kryebashkiak Pjerin Ndreu u zotua se do te jete kryetar i te gjithë lezhjaneve. Ndërsa ministri i brendshëm Sander Lleshaj u shpreh se Lezhes duhet ti kthehet dinjiteti i munguar. Për 4 vitet e ardhshme do të ketë më shumë vëmendje për turizmin, agrikulturën dhe infrastrukturën. Lezha duhet të marrë dinjitetin që i takon, qoftë nëpërmjet mirë-administrimit të pushtetit vendor, ashtu dhe prej mbështetjes qeveritare. Ky qytet historik duhet të përbëjë një nyje tërheqëse për turizmin dhe nëpërmjet Shëngjinit, duhet të kthehet në një portë të rëndësishme komunikimi të Shqipërisë me botën. Një ditë më paraardhësi i Pjerin Ndreut, demokrati Fran Frrokaj deklaroi se rotacioni i pushtetit ne Bashkinë e Lezhës do te behej pa protesta ndërsa nuk i kurseu kritikat për aksionin e opozitës.