RTV Ora – Ngjarjet kriminale, Lleshaj kritika dhe detyra të qarta për drejtuesit e policisë

2019-08-14 0

#rtvora
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, të cilët raportuan për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë tek nevoja e intensifikimit të punës së drejtuesve dhe strukturave të Policisë së Shtetit kundër veprimtarisë së rëndë kriminale në vend.

"Sezoni i suksesshëm turistik ka sjellë si rezultat që Shqipëria të ketë aktualisht rreth dy herë më shumë banorë sesa në ditët e zakonshme të vitit. Bashkë me rritjen e jashtëzakonshme të numrit të përgjithshëm të njerëzve në vend, janë rritur shumë edhe sfidat dhe problemet me të cilat duhet të merret Policia e Shtetit, e cila është po ajo".

Ministri Lleshaj kërkoi me forcë rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë këtë periudhë për qëllime kriminale.

Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, Lleshaj përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim.

?Presingu? i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, mbikqyrja parandaluese ndaj tyre, kontrollet e mjediseve të frekuentuara prej tyre, e automjeteve dhe e veprimeve u përcaktuan si detyrë e dorës së parë.

Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka etj.

Ministri kërkoi angazhim të fortë për menaxhimin efektiv të qarkullimit rrugor, në kushtet e rëndimit të tij për shkak të flukseve të mëdha dhe të sjelljes së papërshtatshme të disa qytetarëve.

Për strukturat kundër Krimit Ekonomik u kërkua thellimi i angazhimit në operacionin e përbashkët kundër informalitetit në ekonomi.

Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ku evidentoi nevojen për vigjilencë të pandërprerë në këtë fushë.

Të njëjtën vigjilencë kërkoi ai edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend në kushtet e thatësirës dhe temperaturave të larta, duke përcaktuar detyra për të gjtha strukturat e Policisë së Shtetit.
Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim ishte lufta kundër korrupsionit në radhët e vetë strukturave policore. Duke evidentuar numrin e shtuar të punonjësve të Policisë që janë arrestuar apo që janë në proces hetimi penal për korrupsion, Ministri tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve kërkoi përgjegjësi maksimale në goditjen e çdo rasti të korrupsionit dhe të cënimit të integritetit në radhët e Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm e vlerësoi faktin që drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe strukturat e saj janë në krye të detyrës, edhe në kulmin e sezonit të pushimeve në vend si dhe kërkoi që ky ritëm intensiv pune të vazhdojë me seriozitet edhe në ditët në vijim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ngjarjet-kriminale-te-g...

Free Traffic Exchange