#rtvora
Kreu i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pak përpara betimit të kryebashkiakut të ri Qerim Ismaili, ka zhvilluar një takim përmbyllës me administratën.
Gjatë takimit, ai ka bërë edhe një bilanc të punës së tij në drejtimin e kësaj bashkie gjatë këtyre katër viteve.
Kapllanaj: Ky është takimi i fundit për këtë katër vjeçar, për të bërë një bilanc të punëve por edhe një takim përshëndetës. Sot jemi në fund të këtij mandati. Edhe vetë nuk kam besuar që do të arrinim të bënim gjithë këto punë në këtë bashki, kur përballë ke një qeveri që nuk të mbështet.
Kapllanaj tha se është i lumtur që po lë një bashki pa borxhe, ndryshe nga sa e kishte marrë.
Kapllanaj: 90 milion lekë të reja borxhe kur unë kam marrë bashkinë në administrim. Punonjësit kishin 3 muaj pa marrë pagat. Sot pas katër vitesh jo vetëm kemi shlyer të gjitha borxhet e pushtetit vendor, por sot e lëmë këtë bashki me shlyerjen e të gjitha borxheve. Kjo bashki që ne ndërtuam ja doli të bëjë edhe shumë punë publike që janë të dikurshme dhe të prekshme nga qytetarët mallakastriot. Ne kemi ndërhyrë në mënyrë emergjente aty ku problemet kanë qenë me të theksuara. Krenar për ju që keni punuar dhe shërbyer.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapllanaj-takim-lamtumire-me-administraten-po-leme-nje-bashki-pa-borxhe
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz