KORÇË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe toke në afërsi të rrugës nacionale Koçë-Ersekë, në vendin e quajtur Antenat.
Një banesë u rrezikua nga zjarri. Flakët e zjarrit ishin intensive dhe era favorizonte përhapjen e tyre.Dyshohet se zjarri ishte ishte i qëllimshëm dhe është vënë nga banorët për të pastruar tokën nga barërat. Dy zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe vunë në kontroll përhapjen e tyre.