#rtvora
Konfliktet e vjetra dyshohet se kanë qenë shkaku i vrasjes së 23- vjeçarit Florian Selimi në Fier. Policia ka zbardhur ngjarjen ndërsa ka vënë në pranga dy të rinj me inicialet e emrit S.S 26 vjeç dhe K.M 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.
Burimet kanë bërë të ditur se mes të rinjve ka pasur një përplasje së fundi, e nxitur edhe nga një incident i disa viteve më parë kur një i afërm i viktimës kishte pasur me vëllain e një prej të arrestuarve.
Florian Selimi u gjet i pajetë në një kanal në rrugë pranë fshatit Hamil. Policia konstatoi se ai ishte goditur me thikë dhe si pasojë kishte humbur jetën. Në rrugë po ashtu u konstatua mjeti i tij, të cilit i ishte hapur kofano.
Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së hënës nga kalimtarët që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërsa pas hetimeve të së shkuarës është arritur të zbardhet ngjarja duke vënë në pranga të dyshuarit.
Selimi i lindur në Tropojë ishte shpërngulur pra një muaji me banim në Fier.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrane-dhe-hodhen-ne-kanal-23-vjecarin-ne-fier-pranga-dy-autoreve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz