Radhe kilometrike ne Morine

2019-08-12 0

Pika kufitare e Morinës është përballur që në orët e para të mëngjesit me një fluks të madh makinash që hyjnë nga Kosova.

Kryqëzimi në hyrje të urës mbi Drin është makth më vete. Në njërin krah të urës po kryhen punime, që janë bërë edhe shkak për trafikun. Vargu i makinave arrin deri në 8 kilometër.

Në vendngjarje është policia që po përpiqet të orientojë dhe lehtësojë trafikun.

Të dhënat e policisë tregojnë se numri i turistëve dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pikës doganore të Morinës deri në mesditë ka qenë 22 mijë e 145 shtetas dhe 4 mijë e 58 mjete.

Në dispozicion janë vënë gjithë sportelet e mundshme dhe po aplikohen procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin. Për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit, janë shtuar patrullat në Rrugën e Kombit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange