RTV Ora - Ekzekutimi në qendër të Rrëshenit, sekuestrohet makina e viktimës, Armando Gjini

2019-08-12 0

#rtvora
Ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenin Tonin Gjini, i njohur edhe si Armando Gjini (ne foto).

Krimi u raportua rreth orës 11: 33 të paradites së sotme.

Ekzekutimi ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij. Aty i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar menjëherë me armë zjarri.

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

"Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit" informoi policia.

Gjendet makine e djegur

Rreth orës 13: 35 minuta u mësua se është gjetur një makinë e djegur tek mbikalimi i Rrëshenit. Dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasje-ne-qender-te-rreshenit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz