Report TV - Cilësia e karburanteve, Balluku: Brenda Tetorit laborator kontrolli në Porto Romano

2019-08-12 1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës me anë të një konference për shtyp ka bërë të ditur se krahas aksionit për të goditur informalitetin fiskal po ndërmerret edhe një aksion për sa i përket cilësisë së hidrokarbureve. Në këtë konferencë ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se në Porto Romano pranë pikës së magazinimit të hidrokarbureve do të ngrihet një laborator brenda tetorit që do të bëjë të mundur kontrollin e cilësisë të naftës, gazit dhe lëndëve të tjera që hyjnë dhe dalin në këtë pikë grumbullimi. Ky laborator pritet të kontrollojë online në kohë reale rreth 85% të sasive të hyrje-daljes të hidrokarbureve. Gjatë 6 mujorit të parë sipas Ministrisë së Energjitikës janë kontrolluar rreth 3459 subjekte. Kemi rritje me 20%, në 2477 inspektime si dhe janë penalizuar 44 subjekte.

Ministrja Balluku ka thënë se informaliteti cilësor do të trajtohet gati njëjtë me evazionin fiskal pasi në disa raste cilësia sjell edhe evazionin fiskal. Ndër të tjera Balluku ka shtuar se do të ketë një shtim të inspektoriati plotë 130 inspektorë të rinj.

Kujtojmë se kjo konferencë vjen një ditë pas gjobës së majme që iu vendos Gega Oil në depozitat në Porto Romano, pasi u kap me 233 ton karburant pa akcizë dhe u gjobit me 350 mijë euro.

"Kontrollet janë bërë në kuadër të aksionit që i kemi hapur informalitetit. Infomraliteti cilësor është i njëjtë dhe i ngjashëm me fiskalin për të mos thënë që është prodhues. Duke mos përmbushur kërkesat, subjektet krijojnë si derivat infomalteitin fiskal. Kjo luftë do të intesifikohet. Duke qenë se sot po flasim për punën që inspektoriatit kemi edhe disa pika në 6 mujorin e fundit dhe kemi plan pune si do të bëjmë. Mungesa e rregullores së punë në sektorin energjitik. Kemi mungese monitorimi që kemi pasur në pjesën e hidrokarbureve. Para perfundimit të 2019 do të shtohen inspektorët. Brenda tetorit do të ngremë laboratorin e ri në Porto Romano për të hidrokarburet, duke ulur kostot si të inspektoriatit por edhe subjekteve." ka thënë ministrja.