Fluks pacientësh tek Infektivi - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rritja e temperaturave ka shtuar edhe fluksin e vizitave në pavionin e infektivit. Çdo ditë mbi 30 persona paraqiten në urgjencë. Pacientët, si ato të moshave pediatrike edhe të moshave të rritura kërkojnë ndihmë të specializuar për virozat e stinës. Megjithatë mjekët thonë se me te shpeshta janë helmimet nga ushqimet. Ekspozimi ndaj temperaturave të luhatshme nga njëri ambient në tjetrin prej kondicionerit është një arsye tjetër e fluksit në spitale. Këtë verë, një rritje të numrit të pacientëve në pavionin e infektivit kanë pasur rastet e paraqitura me gripin e syrit, si edhe infeksionet e lëkurës. Për shkak të fluksit të lartë të pacientëve që i drejtohen vetëm qendrës spitalore universitare mjekët bëjnë thirrje që të sëmurët të marrin shërbimin e parë pranë qendrave shëndetësore pasi në këtë mënyrë shmangin transmetimin e viruseve tek njëri tjetri.