RTV Ora - Lirohen 6000 m2 plazh në Sektorin Rinia në Durrës, 2 të proceduar

2019-08-12 2

#rtvora

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike duke vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa u sekuestruan rreth 1000 çadra e shezlongë.

Uniformat blu kanë proceduar penalisht shtetasit Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Ata akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-6000-m2-plazh-ne-sektorin-rinia-ne-durres-2-te-proceduar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz