Makina hyn ne lulishte, vdes 51- vjeçarja

2019-08-11 2

Kalimi i orëve të mbrëmjes në lokalin e familjes ka rezultuar fatale për një grua 51- vjeçare nga Lushnja. Familja Aliçkolli po priste të mbyllte biznesin kur një 22- vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe mori para gruan, bashkëshortin dhe djalin e saj.
Si pasojë e përplasjes së fortë Teuta Aliçkolli humbi jetën edhe pse u nis me shpejtësi drejt spitalit, por plagët ishin fatale për të. Ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të familjes Aliçkolli ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme pasi makina thuajse është shkatërruar nga përplasja fillimisht me një bordurë betoni dhe më pas me pemët e parkut.
Policia ka arrestuar autorin e këtij aksidenti të rëndë. Nga veprimet e para të grupit hetimor 22- vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe matjet treguan se e kishte kaluar normën e lejuar më disa herë.
Në komisariat u shoqërua edhe babai i autorit të aksidentit pasi fillimisht u raportua se i biri ishte 16 vjeç, një moshe të cilës nuk i lejohet përdorimi i makinës.

Free Traffic Exchange