RTV Ora - Porto Romano, hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion lekë subjektit

2019-08-11 1

#rtvora

Aksioni kundër informalitetit ka goditur një kompani që hidhte në treg karburant pa akcizë, e cila është gjobitur me 41 mln lekë, pas kontrollit në magazinat e Porto Romanos.

Edhe pse nuk bëhet me dije emri i biznesit Ministria paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për asnjë shkelje, ndërsa po analizohen me detaje të gjitha ç pjesë e tregut të hidrokarbureve

Denaj: Ne do të jemi për javë, për ditë duke evidentuar çdo element të shkeljes suaj dhe jo vetëm do ta gjobisim atë për herë të parë, por edhe të 2-të, të 3-të, e deri në mbylljen e biznesit tuaj.

Kreu i Doganave Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të parë dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit.

Në rast përsëritje masat do të jenë deri në revokim të autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë.

Gjokuta: Ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë. Janë rreth 233 mijë litra mangët benzinë, që mungojnë dhe si rrejdhim autoriteti doganor ka llogaritur shumën që i mungon shtetit dhe është aplikuar edhe një penalitet.

Në muajin gusht fokusi i kontrolleve do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja,.Ministrja Denaj i bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Qëllimi i administratës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal në fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/porto-romano-hedh-ne-treg-karburant-pa-akcize-gjobe-41-milion-leke-subjektit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange