Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka paraqitur pak kohë më parë për diskutim varjantin e parë të projektligjit që ndryshon rregullat e raportimit të xhiros dhe fitimit (Fiskalizimi elektronik), kishte vendosur, ndër të tjera, edhe limite për bizneset lidhur me sasinë e parave ?cash? që janë të autorizuara të mbajnë në arkat e tyre. Limiti sërish mbetet, por ndërkohë, në varjantin e dytë, që ka dalë këto ditët e fundit në portalin zyrtar të Tatimeve, ka ndryshuar metodologjia e klasifikimit të bizneseve.
Projektligji
Sipas draftit aktual, tatimpaguesi që lëshon faturë mund të mbajë para ?cash? (kartëmonedha dhe monedha), në fund të ditës së punës, deri në shumën maksimale të arkës. Kriteret për përcaktimin e shumës së maksimumit të arkës së tatimpaguesit që lëshon faturë, janë madhësia e tatimpaguesit që lëshon faturë, në përputhje me legjislacionin tatimor.
Bazuar në këtë kriter, tatimpaguesi që lëshon faturë, mund të caktojë shumën maksimale të parave kesh në arkë, në mënyrën e mëposhtme: tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë, deri në 50.000 lekë; tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë, deri në 300.000 lekë dhe tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, deri në 800.000 lekë.